“Kjo është detyra që mund të bëjë një vëlla i madh”.
“Kjo është detyra që mund të bëjë një vëlla i madh”.
Lindita Nikolla zbulon bisedën me Erdogan, kujton lotët gjatë ditëve pas tërmetit
17 JANAR 2022
Laç- Kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla nga Laçi, ku dorëzohen sot për banorët çelësat e shtëpive të reja të ndërtuara si dhuratë nga qeveria turke pas tërmetit të 26 nëntorit 2019, ka zbuluar një bisedë me Presidentin e Turqisë Erdogan në muajin dhjetor.
Sipas Nikollës, Presidenti turk e ka quajtur angazhimin e tij për Shqipërinë pas tërmetit të 26 nëntorit si “detyra e një vëllai të madh”.
“Në fund të dhjetorit takova presidentin Erdogan me një grup nga parlamenti i Shqipërisë, pjesë e të cilit ishte dhe Shpresa deputetja e Kurbinit.
U përpoqëm në atë takim për të shprehur gjithë mirënjohjen për atë që po ndodhte në Lac, midis fjalëve tona, presidenti na u përgjigj shkurt e thjeshtë:
“Kjo është detyra që mund të bëjë një vëlla i madh”.
Sot Presidenti Erdogan është këtu për të parë nga afër punën e kryer e për t’ju uruar gjithë ju hyrjen në shtëpinë e re”, tha Nikolla.
Përjetimet e mia s’kanë të krahasuar me përjetimet e ju të dashur familjarë që humbët shtëpitë por edhe përgjegjësinë a do ia dilnim që ju të riktheheshit në shtëpi një orë e më parë.
Për këtë nuk di nga t’ia filloj se janë aq të shumta ngjarjet, vizitat e takimet e kryeministrit me ju inspektimet në kantiere, janë shumë e do duhet një kohë e gjatë për të folur.
Të flas për lotët apo vrapin e Majlindës teksa rendte tek secili prej familjeve për tu ardhur në ndihmë edhe këtë e keni prekur vetë, të flas për takime e telefonat me shumë burra e gra të këtij komuniteti që krahas trishtimit i kishte kapluar trishtimi e mërzia se nuk do ia dilnin të ktheheshin në shtëpi të reja për ta, por dhe për kët‰ ja ku është përgjgja flet vetë kjo lagje e ndërtuar tashmë.
Të vijoj me cajin e bisedat me drejtorin e kantierit teksa cdo ditë prezantonte punën dhe ritmin e punimeve. Vendosa ta nis nga kjo e fundit.
Në fund të dhjetorit takova presidentin Erdogan me një grup nga parlamenti i Shqipërisë, pjesë e të cilit ishte dhe Shpresa deputetja e Kurbinit.
U përpoqëm në atë takim për të shprehur gjithë mirënjohjen për atë që po ndodhte në Lac, midis fjalëve tona, presidenti na u përgjigj shkurt e thjeshtë:
“Kjo është detyra që mund të bëjë një vëlla i madh”.
Sot Presidenti Erdogan është këtu për të parë nga afër punën e kryer e për t’ju uruar gjithë ju hyrjen në shtëpinë e re.
Mirënjohje zoti President që ishit në ditët më të vështira me ne jo vetëm pas tërmetit por dhe gjatë pandemisë”, tha Nikolla.
Gazeta Shqip