“Kjo është kambanë alarmi për KPA-në”, Klodiana Lala ‘plas’ deklaratën e fortë: – Kanë fshehur fakte, janë falsifikuar…

22 MAJ 2020

FacebookWhatsAppTwitterEmail

Gazetarja Klodiana Lala nga studio e ‘Neës24’ tha se rasti i pezullimit nga detyra të gjyqtarit Luan Daci, vë në pikëpyetje institucionin e KPA-së.

Lala tha se kjo është një kambanë alarmi, pasi dyshohet se mund të ketë të tjerë anëtarë të KPA-së që mund të kenë fshehur të dhënat personale dhe të kenë dorëzuar gjatë procesit të vettingut dokumente të falsifikuara.

Po ashtu, gazetarja Lala tha se reforma në drejtësi ka devijuar, ndërsa theksoi se ka tentativa brenda PS-së që mund të ndryshojnë disa nene të kushtetutës. Mes të tjerash Lala pohoi se në radhën e gjyqtarëve dhe prokurorëve ka ende të korruptuar, ndërsa janë lënë jashtë sistemit të drejtësisë figura të pastra.

“Luan Daci ka fshehur një rekord të jetës së tij. Kur u pyet në Kuvend, nga detyra e gjykatësit në 97 është larguar me dorëheqje, por nga hetimi i SPAK ai është shkarkuar për shkelje të renda. Pra një gjyqtar është shkarkuar për paaftësi, për shkelje të renda. Kjo e minon këtë institucion dhe i vë në pikëpyetje çështjet që ka pasur. Kjo është kambanë alarmi pasi ka fakte se të tjerë anëtarë të KPA kanë fshehur fakte dhe kanë vendosur në dosjet e tyre dokumente të falsifikuara. Kjo do të vinte në pikëpyetje vettingun që po u bëhet gjyqtarëve dhe prokurorëve. A duhet të kishte vetting për ta? Pa diskutim që po. Nga Vettingui janë djegur disa emra shumë të zotë. Siç është Antoneta Sevdari. Ai ka fshehur një rekord kriminal. Të bësh pastrimin e sistemit të drejtësisë nga të korruptuarit, nga një person që ka ikur për paaftësi, është e rëndë. SPAK do i duhet të reagojë. Reforma nuk është ajo që u nis në fillim. Ishte një reformë që mendohej se do i shërbente publikut shqiptar. Ajo ka devijuar nga qëndrimi fillestar. Kemi prokurorë dhe gjyqtarë që kanë dalë padrejtësisht janë sistemit dhe të tjerë që nuk duhet të ishin. Po vijojnë të jenë pjesë e hetimeve të çështjeve, ndërkohë që nuk e meritojnë të jenë. E kanë kaluar filtrin gjyqtarë dhe prokurorë që nuk duhet ta kalonin. SPAK duhet të reagojë. Mendoj se edhe ndërkombëtarët kanë pjesën e tyre të fajit pasi në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, ndërkombëtarët kanë marrë denoncime konkrete. Reforma po bën dëm të madhe në sistemin e drejtësisë, ndërsa nga brenda PS thuhet se mund të ketë ndryshime ligjore në kushtetutë. Kjo është kambanë alarmi. Ato duhen të bëhen kur është e nevojshme. Nuk e di nëse ka marrëveshje mes palëve politike, siç tha zonja Kim, por sa herë politika e ndjen veten ngushtë bën diçka.”, tha Lala.

Gazeta Sot