“Kjo është lëvizja që duhet bërë për t’i dhënë fund luftës mes Ukrainës dhe Rusisë”. – Kina del me propozimin e rëndësishëm, tregon rolin ‘kyç’ të Presidentit Biden
“Kjo është lëvizja që duhet bërë për t’i dhënë fund luftës mes Ukrainës dhe Rusisë”. – Kina del me propozimin e rëndësishëm, tregon rolin ‘kyç’ të Presidentit Biden
2 PRILL 2022
Një diplomat kinez ka folur për median ‘Açoiated Press’ dhe ka sugjeruar disa lëvizje që duhen bërë për t’i dhënë fund luftës mes Ukrainës dhe Rusisë.
Diplomati kinez në fjalë është Wang Lutong, drejtor i përgjithshëm i Departamentit të Çështjeve Evropiane të Ministrisë së Jashtme kineze thotë se: “Presidenti amerikan, Joe Biden, duhet të telefonojë presidentin rus, Vladimir Putin, dhe të premtojë se nuk do të ketë më zgjerim të NATO-s, se Ukraina do të mbetet neutrale dhe nuk do të mbajë armë strategjike. Vetëm në këtë pikë, ndoshta, çështja do të zgjidhet.”
Ai gjithashu u shpreh se: “Cili është qëllimi i amerikanëve? A po kërkojnë një armëpushim në Ukrainë apo duan të dobësojnë Rusinë? Disa flasin për imponimin e ndryshimit të regjimit në Moskë”, tha ai, duke iu referuar qartë fjalëve të Bidenit (“Për hir të Zotit, Putini nuk mund të qëndrojë në pushtet”).
“Nëse ata kërkojnë një armëpushim, unë mendoj se çështja mund të zgjidhet shumë lehtë”, tha ai.
Gazeta Sot