“Kjo është poshtërsi”/ Një grupim tjetër qytetarësh ngrihen në protestë, çfarë kërkojë ata nga qeveria.-

26/01/2019

Një grrup banorësh janë ngritur në protestë pë t’i dhënë zë shqetësimit të tyre.

Banorët e Peshkopisë protestojnë para bashkisë për një vendim abuziv për privatizimin e llixhave.

Qindra banorë të Peshkopisë, të cilët prej 25 vitesh kanë ngritur hotele dhe shtëpi pritëse pikërisht për Llixhat e Peshkopisë shprehen të shqetësuar për faktin që po u hiqet i vetmi burim të ardhurash. Banorët pohojnë se prej 25 vitesh kanë kryer investime dhe i kanë shërbyer industrisë së zonës, duke siguruar vende pune dhe duke mos shkuar në emigracion.

“Kjo është poshtërsi shumë e madhe. I bëj thirrje kryeministrit që ta shohë këtë çështje se është një dëm shumë i madh këtij populli. Është i vetmi burim të ardhurash në Dibër Llixhat e Peshkopisë. Edhe këto t’ia merrni Dibrës e Dibrën çojeni për azil në Gjermani se s’ka më gjë këtu. I bëj thirrje qeverisë mos flejë gjumë, vjedhje e madhe, vjedhje me letra, hajdutë model, hajdutë me firma. Ajo tokë është e jona, do e mbrojmë ne atë tokë, s’presim të na e mbrojë shteti hajdut”, u shpreh një prej banorëve protestues.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/