Kjo Eshte Shqiperia: -Tiranë, marshim fallso sensibilizues për klimën, ne momentin kur ne Laknas, Kamez pritet pylli.
Tiranë, marshim fallso sensibilizues për klimën, ne momentin kur ne Laknas, Kamez pritet pylli.
4 tetor 2019
I. Banorët përplasen me policinë në Laknas. Një grua humb ndjenjat, fëmijët shpërthejnë në të qara.
‘Ne jemi në vendin tonë, kemi mbrojtur pyllin për 50 vite. Ne po na mbytin, do na bëjnë stallë derrash. Ne shkuam te bashkia na dhanë një muaj afat. Këtu na vijnë këta këlyshë këtu dhe do përfundojmë edhe në spitale’, u shpreh një banore.
II. Miliona njerëz, nën moton, “të premtet për të ardhmen” i janë bashkuar demonstrimeve që kërkojnë aksion për ndryshimet klimaterike, në dhjetëra qytete të botës, nga Londra në Nju Jork, nga Sidnei në San Francisko e Siatëll. Madje nismës ndërkombëtare i është bashkuar edhe Tirana.
Një grup të rinjsh me pankarta në duar kanë marshuar përgjatë Bulevardit “Dëshmorët e Kombit” duke kërkuar t’i sensibilizojnë të gjithë për dhënë kontributin e tyre për mbrojtjen e klimës.