Kjo i jep shuplakë kryeministrit Rama…! – E “vret” përfundimisht Goranin dhe tallavanë e tij.

Nga Ilir Demalia.

13 GUSHT 2021

Shpërthen Ilir Demalia: Kjo i jep shuplakë kryeministrit Rama…! E

Ardhja e këngëtarit serb Goran Bregovi? për ”Festën e Birrës” në Korçë, ka nxitur një debat ku janë përfshirë edhe artistë si nga Kosova dhe Shqipëria por edhe figura të tjera të njohura.

Gazetari Ilir Demalia u shpreh se ky “patriotizmi” sot që ka plasur në media dhe rrjetet sociale si strehë horrash me qeleshe për të marrë atencion, nuk ka nevojë për shumë sakrifica

POSTIMI I PLOTË

Po bëhet dy javë apo mos më shumë me shkrime në media dhe rrjetet sociale rreth Goran tallavasë për ardhjen e tij në tallavanë e birrës në Korçë.

Personalisht muzika serbe nuk më ka tërhequr kurrë dhe absolutisht katunarizmi rock ballkanik. Por një gjë është e vërtetë, nga fund vitet 70 të paktën që kujtoj unë, shqiptarët u çmëndën pas muzikës sllave. Të gjithë e kujtojnë se si degjohej Posdravi ne orën 12 të drekës në plazh e si këndoheshin këngë në dasma. Katundarja e Beogradit Lepa Brema u bë idhulli rinisë deri në masturbim me fotot e sajë.

Goran ka ardhur edhe më parë në Shqipëri. Ka dhënë koncert tek Klani Sandrit, Samrit dhe spiunit të Staniçit, Batonit, i cili njëkohësisht është edhe këshilltari kryeministrit Rama për Ballkanin e “hapur bythësh”, ka investime dhe shtetësi shqiptare dhe njeri kryesor në opinion media e shumëçka ne emër të “bashkim-vllaznimit” e shqiptarët se kanë çel gojën.

Ky “patriotizmi” sot që ka plasur në media dhe rrjetet sociale si strehë horrash me qeleshe për të marrë atencion, nuk ka nevojë për shumë sakrifica. Shqiptarët dhe korçarët që kanë pordhën e madhe për këngë patriotike, le të abandonojnë koncertin, ta lenë sheshin bosh dhe të organizojnë një koncert tjetër në të njëjtën orë dhe njëjtën ditë me serenata dhe këngë patriotike korçare ku të mblidhet e tërë Korça dhe Shqipëria.

Kjo e “vret” përfundimisht Goranin dhe tallavanë e tij dhe i jep shuplakë kryeministrit Rama, i cili, padyshim është organizatori i ardhjes së Goranit, të cilit i ka dhënë para shumë vitesh “Çelsin e Artë” të Tiranës si kryetar bashkie. Po korçarët dhe shqiptarët nuk do ta bëjnë këtë.

Në të kundërt do të vriten edhe për biletat për të parë tallavanë Goranase, që përpos të tjerave tregon edhe për një shije banale muzikore që paraqitet dhe në muzikën tallava të këngëtarëve shqiptarë si degradim i muzikës. Bum-Bum-Bum…

Gazeta Sot