“Kjo nuk ndodh në asnjë vend të botës”, mjeku çuditet nga ajo që shikon në spitalet Covid në Shqipëri
“Kjo nuk ndodh në asnjë vend të botës”, mjeku çuditet nga ajo që shikon në spitalet Covid në Shqipëri
4 MARS 2021
Meku Petrit Vargu u shpreh se në Shqipëri mungojnë kapacitetet spitalore.
Sipas mjekut, sistemi shëndetësor në vend është jo i gatshëm për të përballuar situatën.
“Jemi disa mjekë, që media na interviston herë pas here, sipas versionit tonë të keqmenaxhimit që po i bëhet situatës së Covid-it, ne shquhemi si një vend me kurbë infektimesh gjithmonë të çrregullt. Ne e kemi quajtur që në krye të herës, si dhëmbët e sharrës. Që është ndryshe nga të gjitha kurbat e tjera të vendeve të tjera, edhe të Europës.
Shquhet në kapacitete të ulta spitalore. Çuditërisht, në një vend me infektueshmëri shumë të madhe kemi shtrime në reanimacion me një numër shumë të ulët. Shquhet me një trajtim në shtëpi, edhe me oksigjen të shumë pacientëve, gjë që nuk ndodh në asnjë vend të botës. Dhe si pasojë e kësaj, gjithmonë shtretërit e reanimacionit nuk i kanë kaluar deri tani numrin 45. Gjë që është totalisht jashtë trendit që ka në të gjithë vendet e Europës dhe jo vetëm”, tha Vargu për Ora News
Nga: Gazeta Sot