“Kjo nuk përfundon me disa biznesmenë të arrestuar”. Afera e inceneratorëve, Klodiana Lala plas ‘bombën’: Të hapen dosjet e kaluara! Edi Rama akuzohej që në…
“Kjo nuk përfundon me disa biznesmenë të arrestuar”. Afera e inceneratorëve, Klodiana Lala plas ‘bombën’: Të hapen dosjet e kaluara! Edi Rama akuzohej që në…
11 PRILL 2022
Gazetarja Klodiana Lala komentoi sot në emisionin ‘Pikat mbi i’, deklaratën ne kryeministrit Rama gjatë Kongresit të PS-së.
Gazetarja Lala tha se SPAK duhet të justifikojë besimin që qytetarët kanë te kjo strukturë, duke hetuar dosje në të kaluarën ku besohet se ka pasur abuzime.
Lala: Nuk besoj që ka shqiptarë që nuk beson që Rama nuk ka dijeni mbi inceneratorët. Me gjasë, SPAK-u do i shkojë deri në fund, pasi do të kemi një pjesë të madhe të emrave që do të futen prapa hekurave. Rama erdhi në pushtet duke trumbetuar Reformën në Drejtësi. Foli për “KÇK”, por është në vitin e 9 të qeverisjes dhe nuk e di kujt strukture i referohet Rama. Drejtësia është në pikën më të ulët, për faktin se ka pasur problematika për numrin e ulët, ka njerëz që nuk po gjejnë drejtësi sepse nuk i shqyrtohet dosja. Shumë gjyqtarë po japin vendime të padrejta. Sistemi ka problematika të mëdha. Kjo nuk përfundon me disa biznesmenë të arrestuar. 21 janari dihet, siç u ndaluan të arrestoheshin komandatët. Kemi një sërë aferash të pa hetuara. Po ku ishte Edi Rama këto vite? Unë besoj se zoti Rama ndjen lagështi rreth e rrotull për shkak të aferave.
A mbani mend për Dakon, që Rama thoshte që ai është miku im, e kështu me radhë. A e mbani mend dosjen e Dibrës, ku përmendej edhe Rama? Po të shkosh në rastin e zotit Tahiri, Rama nuk la gjë pa thënë për ta, për prokurorët. Duke qenë në situatë të vështirë, sepse ka pasur dosje ku korrupsioni është i hapur. Janë dosje të rëndësishme ende që do të prekin të majtën. Rama është i detyruar të bëjë këtë sjellje, duke qenë e qartë se edhe dosje të kohës së Berishës nuk janë hetuar. Rama kishte 9 vite në dispozicion sepse kishte të gjitha strukturat. Mund të kishim rezultate të ndryshme nga sot. S’e besoj se Rama nuk kishte dijeni për milionat e inceneratorëve.
Lala: Që SPAK të përmbushë pritshmëritë e mia do të duhet të kishte hapur disa dosje. Edi Rama akuzohej në kohën që ishte kryetar bashkie, akuzohej se merrte 20% për lejet e ndërtimit që jepte. Duhet të hapet dosja e Gërdecit. Do të duhet të hetohet 21 janari, kush e dha urdhrin? Ka nxitës, shtytës, ekzekutorë.
Nuk është histori që mbaron dhe fillon te disa punonjës gardash. Ka kryeministër që ka pranuar se do të gjuante se edhe nëse do të ishin 300 veta. Duhet të hetohet Cez, si u privatizua, si ndodhi. Shkojmë më pas te zoti Rama. Ka pafund dosje që nuk janë hetuar. Nuk mendoj që inceneratorët është një aferë e Bllakos dhe Kokës, ka persona të tjerë të përfshirë.
Nuk kam dëgjuar hetim të qartë për 339. Ngjarjet janë aty, ne i kemi verifikuar. Pse SPAK duhet të presë nga SHBA ku ligji e detyron të hetojë. Një strukturë e diktuar nga politika, vetëm drejtësi nuk bën.
Gazeta Sot