Kjo rrjete qe shikoni te shtatorja e Skenderbeut, perdorej vetem nga jeniceret në ushtrine osmane.
3 Shtator 2024
Nga Dritan Laci.
Une nuk e di a eshte Edi Rama, ky apo jo. Mund edhe te jete sa kohe qe ne perurimim e kesaj shtatore ne komunitetin arberesh, ishte vete sojlia e Skenderbeut te ri, Elisa Spiropali, qe njihet si idhujtare e Rames.
Por une nuk po ndalem te debati eshte apo nuk eshte Rama, por te disa elemente etnografike te kesaj shtatore, per mua te ashtequajtur te Skenderbeut. Perkrenarja me koken e dhise dhe po ta shikoni me kujdes, ne dy anet e kokes se Skenderbeut nje rrjete pelhure qe i zbret te krahet. Ma gjeni pak ne cilen gravure te kohes, portreti i Skenderbeut luftetar paraqitet i stilizuar ne kete format qe ka sjelle skulptori, qe me thone eshte shqiptar nga Kosova. Kjo rrjete qe shikoni te Skenderbeu me i fundit, perdorej vetem nga jeniceret ne ushtrine osmane. Perpos faktit qe Skenderbeu nuk e perdorte kurre ne beteje perkrenaren. Dhe ky eshte fakt historik.
Tani pyetja shtrohet, mire ky skulptori injorant ta quajme keshtu, po komuniteti arberesh, qe ka njerez shume te ditur, qe ka mbrojtur me fanatizem gjuhen shqiptare, qe te paret e tyre luftuan ne Arberi dhe keta jeniceret i perzune nga Otranto, nuk i ben fare pershtypje qe Skenderbeu qe Elisa u ka sjelle midis tyre nuk eshte Skenderbeu, por nje jenicer osman.
Tjetra, po te shikoni me vemendje, te supi i djathte i Skenderbeut ne mantelin e tij qendron koka e nje ariu apo ujku nuk di ta them cfare eshte me siguri. Dini ju qe Skenderbeu te kishte nje mantel te tille dhe varur mbi te koka e nje kafshe te eger? Une di qe nje mantel te tille e ka mbajtur vetem Krajli i Serbise. Ne qofsha gabim ma thoni. Une di qe gjithmone ka nje debat te madh edhe ne artet pamore se si duhet sjelle portreti i Skenderbeut. Eshte folur shume per permendoren e Skenderbrut ne Tirane. Per mitizimin qe i eshte bere figures se tij, si shtatlarte, qe thyente me nje te rene te shpates malet e me radhe.
Por askush nuk ka te drejte te shperfytyroje ate qe sot eshte Heroi Kombetar i Shqiperise. As vete arbereshet e De Rades, Gavril Dares e shume figurave te tjera te shquara, qe iu bashkuan Rilndjes shqiptare, nuk mund ta pranojne nje fyerje te tille. Qe te vije nje dite dikush dhe tu sjelle nje jenicer osman prane tyre.
Uroj qe arbereshet ta kene kuptuar fyerjen qe u eshte bere dhe te kerkojne pa shume miresjellje qe Elisa dhe te sajen ta marrin nbrapsh kete dhurate qe si ben nder askujt, pervecse turqve te rinj dhe orekseve te tyre, te cilet ate qe se ben 600 vite me pare per ti nenshtruar keta arbereshe, apo te shkonin ne Rome, po e bejne duke shperfytyruar figuren e Skenderbeut dhe duke ua cuar kete shembelltyre jenicere pikerisht te arbereshet.