“Kjo vërteton se drejtësia është e kapur”/ Ish-ministri i qeverisë “Rama 1” zbulon gafë e policisë gjyqësore për arrestimin e Belerit: – Nuk ka prova
12 Maji 2023
Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka reguar në Facebook për arrestimin e kandidatit të koalicionit ‘Bashkë fitojmë” për bashkinë e Himarës Fredi Bejleri.
Sipas Manjanit arrestimi i Belerit nuk duhet të ndodhte, pasi ndaj kandidatit të opozitës nuk ka prova as për arrestimin në flagrancë dhe nuk ka dëshmitarë se ka blerë vota. Po ashtiu ai thekson se kjo gje, verteton se drejtesia eshte nen urdhrat e Ranes.
Postimi i Manjanit:
Pra edhe është kapur në flagrancë, edhe është i dyshuar!!!
Nëse është kapur në flagrancë duke dhënë para, kujt ja dha ato para?!
Pse nuk është arrestuar në flagrancë edhe marrësi i parave?!
Sa para i dha?!
Ku janë paratë objekt krimi?!
Nëse janë dhënë para, pse janë të lidhura me votimet, kur ata ende s’janë bërë?!
Oooooo! Oooooo Policia Gjyqsore e Shtetit!
Me ç’urdhër pune justifikoni përndjekjen policore ndaj kandidatit?! Asnjë referencë. Thjesht ndërhyrje abuzive.
Shiheni me vëmendje se çfarë katastrofe janë letrat zyrtare me të cilat u ndalohen liritë njerëzve në këtë vend.
Letra që thonë u të fus brenda dhe pikë. Asnjë fakt, asnjë provë që të të kuptohet flagranca. Vetëm supozime e aludime pa kuptim.
E përsëris, pretendohet se është arrestuar në flagrancë! Por asnjë provë konkrete, oae të paktën referencë mbi një ngjarje a ndodhi. Hiç!
****
Kjo është një tjetër provë fatale që tregon se shteti dhe drejtësia janë nën hyqmin e Edi Ramës.
Asnjë lidhje me pavarsinë politike, kushtetutën e ligjin!
***
Nëse do isha banor i Himarës do ta votoja Fredi Bejlerin.
Gazeta Shqiptare