Klodiana Lala plas “bombën”:  – I tregova policisë parcelën me kanabis, nuk e shkatërruan por…

18 Mars, 2021

Gazetarja Klodiana Lala, ka denoncuar në emisionin “Të Paekspozuarit” nga Ylli Rakipi në MCN TV,  një rast flagrant të shkeljes së ligjit nga Policia e Shtetit.

Gazetarja deklaroi se gjatë pandemisë, ka filmuar një parcelë me kanabis, por nuk e ka transmetuar pamjet, në mënyrë që të vepronte policia. Por policia nuk ka vepruar dhe gazetarja ka marrë informacion, se grupi kriminal e ka “korrur” kanabisin pa asnjë problem.

“Nisur nga fakte dhe prova konkrete. Kam qenë vetë në parcelën e hashashit, e kam filmuar në mesin e pandemisë. Parcela që e kam filmuar dhe nuk e nxorra se prisja reagimin e policisë. E di çfare ndodhi? U korr për qejfin e trafikantëve, nuk e shkatërroi policia. Përse? Për shkak të lidhjeve, policia është e kapur”, deklaroi Lala.

/TPZ.al/