KLSH kallëzon penalisht 10 zyrtarë, i akuzon për 36 milionë euro dëme në buxhetin e shtetit, vetëm përgjatë periudhës nga janari, në qershor
KLSH kallëzon penalisht 10 zyrtarë, i akuzon për 36 milionë euro dëme në buxhetin e shtetit, vetëm përgjatë periudhës nga janari, në qershor
Tetor 2020
Gjatë periudhës janar-qershor dëmi i konstatuar në buxhetin e shtetit është rreth 36 mln euro. Lidhur me këtë, Kontrolli i Lartë i Shtetit ka realizuar një auditimin në institucionet qendrore dhe vendore për pjesën e parë të këtij viti ku janë vërejtur një sërë abuzimesh.
Sakaq, raporti thekson se dëmi më i madh i konstatuar është në zbatimin e legjislacionit tatimor i cili është mbi 1 miliard lekë që ndiqet nga zbatimi i legjislacionit doganor ku janë konstatuar 3.6 mln euro dëme dhe gjithashtu abuzime në dhënien me qira të pronave shtetërore si dhe PPP-ve me një efekt negativ në buxhet prej 296 mijë eurosh.
Duke u bazuar në këto shkelje, Kontrolli i Lartë i Shtetit ka dorëzuar në prokurori 10 kallëzime penale për punonjës të ndryshëm ku sipas KLSH dëmi në buxhet në total shkon 36 milionë euro, tatimet 8 milionë euro, dogana 3.6 milionë euro dhe dhënia e pronës me qira prej 296 mijë euro.
h.b/dita