Koalicioni i Opozitës së Bashkuar/ Zbulohet lëvizja e radhës, nesër mbahet takimi i partive
15 Shkurt 23024
Ditën e nesërme Gazment Bardhi dhe Flamur Noka do të zhvillojnë një takim me partitë e vogla opozitare. Mbledhja pritet të mbahet në orën 12:00, me synim krijimin e Koalicionit të Opozitës së Bashkuar.
Kujtojmë se Bardhi dhe Noka nisën nga Shkodra me takimet me bazën për të organizuar protestën e 20 shkurtit.
Në një deklaratë për mediat, teksa theksonin se opozita tashmë është e bashkuar, pohuan se Shkodra u zgjodh si simbolikë, pasi nga ky qytet kanë nisur të gjitha revoltat.
Pas 5 shkurtit, kur u mbajt edhe një protestë para parlamentit, grupimi i Gazment Bardhit dhe anëtarë të Partisë së Lirisë i janë bashkuar grupimit të Rithemelimit.
Teksa fliste për gazetarët, kreu i Grupit Parlamentar të demokratëve, Gazment Bardhi, u bëri thirrje dhe “atyre pak kolegëve që kanë zgjedhur rrugën e gabuar,” që të reflektojnë.
Njoftimi:
Nesër e premte, ora 12:00, në sallën “Antigonea”, Hotel Rogner, do të zhvillohet takimi i partive politike të opozitës, për krijimin e Koalicionit të Opozitës së Bashkuar.
Takimi në pjesën e parë do të jetë i hapur për mediat.
Ju falenderoj!
Nga Gazeta Sot