Nga Frederik Stamati. –

-Koburet me mbishkrimin LONDON. Ne muzeumet e Shqiperise ruhen tre cope kobure, qe kane ne tyte te shkruar me argjend dhe germa te medha LONDON. Per here te pare keto terhoqen vemendjen e Prof Fenton, drtejtor i muzeut te Edinburgut dhe sekretar i Atllasit etnografik evropian. Nuk u permbajt dot nga befasija dhe i fotografoi menjehere. Ndersa mua me lindi mendimi te zbuloja te fsheten e tyre. U desh shume pune. Ne vitin 1991 tek po vizitoja Muzeun kombetar hungarez ne Budapest takova dy studiues te armeve, te cilet me dhuruan dy albume, njeri prej te cileve me armet e zjarrit te atij muzeumi. U ula ne nje stol buze Danubit dhe shfletova albumet. Pashe se keto lloj koburesh jane prodhuar nga viti 1780, deri ne vitin 1820. Vazhdova rrugen per ne Gjermani dhe atje mesova per vleren e tyre. Kur u ktheva, i restaurova dhe ato vazhdojne te bruhen shume mire, pa asnje problem.

  

Te gjitha pjeset vec tytes dhe carkut, jane prej argjendi. Analizat treguan edhe pranine e bakrit, te shtuar per te rritur fortesine. I u drejtova miqve te mij ne “Victoria and Albert Museum” ne Londer. Ata me keshilluan te drejtohesha ne British Museum dhe miqt atje me rekomanduan Kullen e Londres, ku ruhen armet mbreterore te sulmit. Nuk vonoi dhe erdhi pergjigjija. Keto arme nuk jane fare angleze, por te prodhuara diku ne Perandorine turke. Ekziston mundesija qe te jene prodhuar edhe per tregun e Orientit, te fallsifikuara, apo qe tyta dhe carku te jene prodhuiar ne Angli dhe pastaj te jene montuar ne paften prej argjendi ne punishtet orientale. Abedin Caushi, ne studimin e tij per zejen e prodhimit te armeve ne Elbasan gjate shek XIX dhe botuar ne Etnografija shqiptare Nr 1, 1971, hedh idene se keto mund te jene prodhime te Beratit. Por, jo!

   

Kobure me nje konfiguracion te tille, por pa shkrim, ne Shqiperi ndodhen ndonja 30 cope, te ngjashme edhe me shume. Por te tilla kam pare ne Stamboll, Viene, Gjermni, Hungari, etj. Qenia e tre kobureve me kete shkrim deshmon per ekzistencen e nje tregu te tyre ne trojet shqiptare.