“Kodiku i purpurt i Beratit” –
I shkruar vetëm një shekull e gjysëm pas ” La Vulgata-s”, “Kodiku i Purpurt i Beratit” është një dorëshkrim i argumentuar në tri elementët e mëposhtëm:
1. Ngjyra e purpurt e këtij dorëshkrimi, simbolikisht shprehje e një respekti hyjnor për shkrimet e shënjta.
2. Shkrimi i pandashëm (scriptio continua) dhe me karakteristika të greqishtes para-mesjetare, që mbyllet në shekullin e 6-të ( Th. Popa).
3. Karakteri parastandart ( i paranjësuar) i teksteve ungjillore të cilët pa kaluar shumë kohë morën karakter kanonik.
Ngjyra e purpurtë
Arti i ngjyrosjes së pëlhurave në të purpurt i dedikohet fenikasve. Për prodhimin e kësaj ngjyre, ata përdornin gjendrat e një molusku ( murex purpura). Sekrecionet e kësaj gjëndre duke qëndruar në diell merrnin ngjyrë purpurti. Kjo kishte cilësi shumë të mira dhe nuk ndryshonte. Purpuri ishte shumë i shtrënjtë, se një molusk nuk prodhonte veçse disa pika lënde të tillë. Zbulimi i takon vetëm rastësisë; një bari, pa qenin e tij që vinte drejt tij me turinj të gjakosur- kështu mendoj ne fillim. Lecka e leshtë me të cilën po fshinte kafshën mori ngjyrë të kuqe të mrekullueshme. Pra, nuk bëhej fjalë për gjak. Bariu kuptoi që qeni kishte ngrënë një molusk të purpurtë. Tendencat për ta prodhuar në ditët tona e nxjerrin shumë të kushtueshme.
foto- Një fletë nga “Kodiku i purpurt i Beratit”