Kohë koronavirusi? Taksapaguesi ka paguar tenderin, por çarçafët e palarë të QSUT-së transportohen me… furgon bulmeti
Kohë koronavirusi? Taksapaguesi ka paguar tenderin, por çarçafët e palarë të QSUT-së transportohen me… furgon bulmeti
6 mars 2020
Në rrjet qarkullon një video ku denoncohet transporti jashtë rregullave higjeno-sanitare i çarçafëve spitalorë.
Videoja është shpërndarë nga portali JOQ.
Nga videoja duket qartë sesi transportohen jashtë rregullave higjeno-sanitare çarçafët e palarë që mbartin me vete infeksionet spitalore, me një furgon të dedikuar transportit të bulmetit.
Furgoni i përket ZEPA Natyral, në pronësi të Nikolin Jaka, kryetar i Dhomës së Tregtisë.
Ironike është që tenderi me objekt larjen e çarçafëve të krevateve të Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” është fituar nga AGS, kompani në pronësi të… Alma Tafani, bashkëshorte e z.Jaka.
“Tenderi u shpall pa garë dhe pa konkurentë. Fituesi përfiton 307 milionë lekë të vjetra për 42 ditë. Një rrugë e dy punë, Nikolin Nikoqiri i lan çarçafët “me qumësht” – ironizon portali.
Gazeta Dita