“Koka e korrupsionit nuk janë politikanët”, Spartak Ngjela replikon Ramën, zbulon “paktin e fshehtë” mes partive dhe gjyqësorit

14 TETOR 2020

Avokati i njohur Spartak Ngjela, ka komentuar deklaratën e Ramës, që sipas tij koka e korrupsionit nuk janë politikanët, por gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar. Për Ngjelën, drejtësia dhe politika kanë një marrëveshje të fshehtë

“Ai nuk e ka artikulon si profesionist, por si politikan edhe ai do thotë: që po të këtë gjyqësor të pavarur nuk ka korrupsion”. Po të ketë gjahtarë të fuqishëm nuk ka më shpend në Shqipëri. Këtu është mungesa e pushteti gjyqësor që ka sjellë korrupsionin. Si e kanë sjellë korrupsionin? Bashkë kanë pasur një marrëveshje të heshtur, dhe jo të gjitha marrëveshjet janë të hapura. Ju shisni drejtësinë dhe s’themi gjë,  ne vazhdojmë korrupsionin dhe ju nuk na akuzoni, është shumë e thjeshtë. Ata janë të gjithë në një plan.  Pushteti gjyqësor e ka sjellë gjendjen këtu”, tha ai.

Gazeta Sot