Koka: – Vija e kuqe e Ramës në Uashington, në SHBA kishte dyert e hapura e hyri nga penxherja
2 Mars 2023
Gazetari Bledian Koka në emisioninin “Ora e Betit” në RTV Ora tha se tashmë “Rama nuk e ka vetëm me shqiptarët por e ka me SHBA-në”.
Sipas tij dhe pse kryeministri shqiptar “i kishte dyert e hapura në SHBA dhe hyri nga penxherja”.
Koka thotë se “SHBA nuk e ndajnë kryeministrin nga shteti dhe përgjegjësia bie mbi shtetin” kur bëhet fjalë për lidhjen e tij me ish agjentin e FBI.
Bledian Koka: Për herë të parë Edi Rama nuk e ka vetëm me shqiptarët por e ka me SHBA-në. Po flasim për një njeri që i kishte dyert e hapura në SHBA dhe hyri nga penxherja. Distancimi i qartë që i është bërë është tregues që ky njeri ka prekur vijën e kuq. Mesa duket vija e kuqe paska qenë në Uashington jo në Tiranë. SHBA nuk e ndajnë kryeministrin nga shteti dhe përgjegjësia bie mbi shtetin. Nesër situata besoj se do të jetë e tensionuar.