Koleksioni i kurorës portugeze. – Ekspozohen thesaret mbretërore pas 227 vitesh
Plot 227 vjet u deshën që bizhuteritë mahnitëse të kurorës së Portugalisë të shfaqen për herë të parë në një dhomë gjigante brenda pallatit mbretëror.
I quajtur “Ajuda”, pallati me pamje nga distrikti historik i kryeqytetit Belem ishte shtëpia e dinastisë së fundit mbretërore të Portugalisë, Braganzas, mbretërimi i së cilës përfundoi kur vendi u bë republikë në 1910.
Jose Alberto Ribeiro, drejtori i pallatit dhe muzeut të ri tha se ndërtimi u përfundua në vitin 2021 me një kosto prej 31 milionë euro
“Pas tërmetit të tmerrshëm të Lisbonës dhe cunamit të vitit 1755, familja mbretërore vendosi të shpërngulej këtu sepse ishte larg lumit dhe më pak e prirur ndaj aktivitetit sizmik”, tha ai.
Të enjten, publiku u lejua të shihte koleksionin e madh të thesarit mbretëror, më shumë se 1000 artikuj që datojnë nga shekulli i 17-të deri në shekullin e 20-të, duke përfshirë bizhuteri ari të veshura me gurë të çmuar.
Deri këtë javë, thesaret ishin të shpërndara në të gjithë vendin dhe në përgjithësi ishin jashtë pamjes së publikut.
“Pallati Ajuda ishte vendi ideal për këtë muze, sepse një pjesë e koleksionit mbahej tashmë këtu… dhe e gjithë ndërtesa ishte projektuar për të shmangur surprizat e pakëndshme si vjedhjet ose mbajtjen”.
Koleksioni është i paçmuar, disa artikuj vlejnë më shumë se një milion euro secili, kështu që siguria në muze është jashtëzakonisht e rreptë
Pergatiti: Besmira Pelushaj