Koloneli Myslim Pashaj: Zgjerimi 12 milje? Greqia merr territor nga Shqipëria

– 26/12/20

Koloneli i njohur Myslim Pashaj, që denoncoi marrëveshjen e ndarjes së kufirit detar Shqipëri-Greqi në vitin 2009, e cila më pas u rrëzua nga Gjykata Kushtetuese, kundërshton dekretin e miratuar nga Presidentja greke për ndarjen e detit Jon.

Ai thotë se e drejta ndërkombëtare i jep të drejtë të dyja vendeve për t’u zgjeruar me 12 milje, por shton se pa marrëveshje me Shqipërinë, Greqia nuk mund të aplikojë për zgjerim në det.

Sipas tij, me zgjerimin 12 milje në detin Jon, Greqia merr territor nga Shqipëria.

Reagimi i kolonelit Myslim Pasha
Sipas të Drejtës Detare Ndërkombëtare për zgjerimin, i takojnë të dyve që të shtrihen në detin Territorial në 12 milje detare. Por për kushet speciale, gjeografike, historike në rastin e Shqipërisë dhe Greqisë përbëjnë veçori, të cilat nuk lejojnë që automatikisht të aplikosh këtë zgjerim në ujrave territoriale, pa negociatë dhe pa një marrëveshje.

Pse ndodh kjo pengesë? Sepse në shtrirjen ekstremale veriperendimore, në Ngushticën e Otrantos dhe vijimit të Kanalit të Korfuzit, Republika e Greqisë përfaqësohet me bashkësi ishullore të Korfuzit, ku ishulli Othonoi dhe Erikuza ndodhen përballë Dheut Kontinental të Republikës së Shqipërisë. Kështu, është e nevojshme që sipas këtyre veçorive (ishujt) të negociohet për metodën e ndarjes.

Në vitin 2009, Greqia diktoi në Marrëveshjen e delimitimit, duke përdorur “Metodën e Vijës së Mesit, të baraslarguar nga dy brigjet”, e cila çoi në humbjen e madhe të Republikës së Shqipërisë. Po kjo marrëveshje u hodh poshtë nga Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë. Në vitin 2009, Greqia u zgjerua automatikisht në mënyrë të padrejtë, nga 6 milje Detare në 12 milje detare, por me marrëveshje. E Drejta Detare Ndërkombëtare në gjithë praktikën e saj, rastin e veçorive speciale, gjeografike, të parashikuara në nenin XV të Konventës se Montego- Bay e lidh me parimin “Equitable Solution = Zgjidhje e drejtë dhe e ndershme”, çka lidhet me faktorët gjeografikë specialë dhe historikë.

Kjo nxjerr në pah “efektin e ishujve”, pra a do ta marrë ishulli Othonoi të drejtën e plotë që të zgjerohet në 12 milje detare në Detin Territorial, apo do të marrë, 6 milje, 8 milje? E njëjta gjë edhe për ishullin Erikuza. Vendimi i Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë është i pakapërcyeshëm. Kjo Gjykatë ka hedhur poshtë përfitimin 12 miljeve detare me efekt të plotë të ishujve dhe cekinave shkëmbore. Pranimin e zgjerimit të 12 miljeve, e shikojmë si një pranim parimor, por se sa i takon, këtë e vendos negociata e të dy vendeve, në bazë të së Drejtës Detare Ndërkombëtare, çka është e domosdoshme. Mirëpo vini re, në këto momente se ç’ndodh me qëndrimin e Republikës së Greqisë, ndaj Republikës së Shqipërisë?

Lexo edhe :  “Deti” – Tradhti e lartë e kuislingut Edi Rama

Një ndër aktet e para të deklarimtit edhe para Sekretarit Stotlenberg ishte botimi i hartës së zgjerimit të Greqisë në 12 milje detare në krahun Perëndimor ku hapësira detare është e gjerë, deri në veri të ishullit Othonoi. Akti i dytë bashkëngjitës është botimi i hartës së Korfuzit dhe arkipelagut që ndodhet përballë Shqipërisë ku janë përvijuar kufijtë detarë midis të dy vendeve, kur dihet se ata nuk ekzistojnë dhe se janë përmbysur nga Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë! Qeveria Greke, drejtpërsëdrejti nuk e ka mbajtur të fshehtë qëllimin e saj, se pas të Drejtës Ndërkombëtare Detare të kalimit nga 6 md në 12 md, ka përfshirë në të njëjtin dokument hartografik edhe delimitimin njëanshëm të vijës kufitare detare të Detit Territorial të Shqipërisë në 112 km gjatësi, nga mesi i Ngushticës së Otrantos deri në gjrin e Ftelias, në puqje me Piramidën tokësore nr. 49.

Këto ditë keni parë, këtë hartë, e cila bart brenda saj, me simbole të qarta hartografike, projektin e ndarjes së detit në Kanalin e Korfuzit, që është hapësirë e Detit Territorial të të dy vendeve. Aty përvijohet qëllimi për projektin e nesërm të zbatimit të diktatit “duke e ndarë detin me mënyrën e vijës së mesit, baraslarguar nga brigjet”, e aplikuar në vitin 2009 në Paktin Detar, tanimë të përmbysur. Nga opinioni i gjerë shqiptar kjo hartë është parë pa vëmendje për ta lexuar dhe interpretuar se ç’përfaqëson ajo vijë! Kjo është vizatuar dhe përtërirë pa dijeninë e Republikës së Shqipërisë.

Në hartën e Arkipelagut të Korfuzit në krahun perëndimor dallohen hapësirat e Detit Territorial të zgjeruar nga 6 md në 12 md e përvijuar me pika të bardha deri në përfshirje të Othonoit dhe në veri të ishullit Erikuza. Vija ndarëse e mëtejshme është me pika të kuqe e cila përshkon gjithë Kanalin e Korfuzit deri në Gjirin e Ftelias, tek piramida 49. E gjitha kjo vijë është “toidhio” si ajo e vitit 2009! Greqia fqinjë realizon objektivët e saj strategjikë.

Gazeta Mapo