Koloseu, amfiteatri mijëra vjeçar që po i sjell Italisë 1.4 miliard euro çdo vit
A mund të kenë një vlerë monetare monumetet historike qindra, mijëra vjeçare, ndërtesat antike, parqet arkeologjike e çdo pasuri ariktektonike që njerëzimin na ka lënë në trashëgimi që prej para Krishtit e deri sot?
Me sa duket po. Në këtë epokë moderne, gjithçka e ka një çmim, qoftë imazhi i një fotografie në instagram me një objekt brand, pas sfondit të një qyteti apo muzeu ku je ftuar për ta promovuar.
E një vlerë monetare i është zbuluar dhe Koloseut, objektit simbol të kryeqytetit italian Romë, amfiteatrit më të madh roman në botë e me një histori që daton prej vitit 70 i erës sonë.
Studimi i titulluar “The value of an Iconic Asset. The economic and social value of the Colosseum”, realizuar nga agjensia Deloitte Central Mediterranean e nga një grup ekspertësh bazuar në analizën e profesionistëve të kulturës e akademikëve të impaktit ekonomik e socialtë objekteve të artit e të mirave materiale të kulturës, ka vlerësuar Koloseun, objektin më përfaqësues të pasurisë kulturore italiane me shumën rreth 77 miliardë euro.
“Është një vlerë e patransferfueshme, ikonike, historike, kulturore, që Koloseu gjeneron në rrugë indirekte në ekonominë italiane, në aktivitetin e turizmit e duke përfaqësuar kënaqësinë e të qënit pranë tij, pranë kësaj vepre unike e të mrekullueshme”, shprehet gjatë prezantimit të këtij studimi Mauro Vulpiane, partner e drejtues i kësaj kompanie.
Sipas tij ndikon dhe vlera sociale, vlera e ekzistencës mijëvjeçare në shoqërinë italiane.
Vlerësimi i Koloseut si një aset i shoqërisë italiane përmes metodës së Contingent Valuation Method e bazuar në “Willingness To Pay” është llogaritur të jetë 75.8 miliardë euro të cilës i shtohet dhe 1.1 miliardë euro që është vlera e transaksioneve që ai gjeneron përmes të ardhurave që ky aset krijon, duke e çuar vlerën e përgjithshme të tij në 76.8 miliardë euro.
Po ky monument kulture kontribuon në rrugë të drejtpërdrejtë në ekonominë e PPB italiane. Si vend tërheqës për turistët e vizitorët, përmes biletave të hyrjes sjell çdo vit 1.4 miliardë euro për arkën e shtetit e që zbulon dhe vlerën e tij jo vetëm si aset ekonomik por dhe social.
Pergatiti Alma Kepi