Kolumbi, shpëtohen 130 bretkosa helmuese në aeroport. Poseduesi gjobitet me 14 mijë dollarë
31 Janar 2024
Policia në Kolumbi kapi 130 bretkosa helmuese që trafikoheshin përmes aeroportit të Bogotas. Sipas mediave lokale një grua me origjine nga Brazili po transportonte ne valixhen e saj bretkosat e njohura si bretkosat me shigjete helmuese.
Gruaja është akuzuar për trafikim të kafshëve të egra. Bretkosat janë më të vogla se gishti i madh i njeriut. Ato u gjeten te dehidratuara dhe të shtresuara brenda kutive të vogla filmike. Vlera e një bretkose te tille shkon deri ne 1000 dollarë.
Braziliania e cila ishte nisur për në Sao Paulo, tha se bretkosat i ishin dhënë si dhuratë nga një komunitet lokal në jug të Kolumbisë.
Autoritetet ne Kolumbi thane se gjoba për posedimin e një bretkose të tillë mund të arrijë në (14,300 dollarë).
Gjëndrat e tyre të lëkurës prodhojnë një helm shumë toksik, i cili në të kaluarën është përdorur nga njerëzit indigjenë për të lyer majat e shigjetave që përdornin për gjueti.
Helmi i tyre është mjaft i fortë për të vrarë kafshë të vogla. Kjo specie e rrezikuar është e kërkuar në tregjet ndërkombëtare.
Nga OraNews