“Kombet e mëdha nuk bën të luajnë blofe”, Biden e pranon: – “Ka divergjenca brenda NATO-s se si duhet t’i përgjigjemi Putinit”
“Kombet e mëdha nuk bën të luajnë blofe”, Biden e pranon: – “Ka divergjenca brenda NATO-s se si duhet t’i përgjigjemi Putinit”
20 janar 2022
“Kombet e mëdha nuk bën të luajnë blofe”, Biden e pranon: “Ka divergjenca brenda NATO-s se si duhet t’i përgjigjemi Putinit”
Presidenti i SHBA-ve, Joe Biden gjatë një konferencë në Shtëpinë e Bardhë foli rreth sfidave që kishte kaluar gjatë një viti në detyrë.
Biden paralajmëroi ndër të tjera për një sulm të mundshëm në Ukrainë.
Zyrtarët rusë kanë mohuar në mënyrë të përsëritur planifikimin për të pushtuar, por Kremlini ka grumbulluar rreth 100,000 trupa pranë kufijve të Ukrainës.
Pas përfundimit të konferencës për shtyp gati dy orëshe, Shtëpia e Bardhë theksoi se çdo lëvizje ushtarake ruse në Ukrainë do të shkaktonte një përgjigje të ashpër.
“Nëse ndonjë forcë ushtarake ruse lëviz përtej kufirit ukrainas, ky është një pushtim i ri dhe do të përballet me një përgjigje të shpejtë, të ashpër nga Shtetet e Bashkuara dhe aleatët tanë”, tha sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki.
Biden tha se një samit i tretë me Putinin “është ende një mundësi” pasi të dy udhëheqësit u takuan dy herë vitin e kaluar. Ai tha se ishte i shqetësuar pasi aleatët e NATO-s nuk janë të bashkuar se si do përgjigjen në varësi të asaj që do bëj Putini, duke thënë se “ka dallime” mes tyre dhe se ai po sigurohej që të gjithë të jenë nga e njëjta anë”.
“Kombet e mëdha nuk mund të bëjnë bllofe, numri një. Numri dy, ndarja e NATO-s do të ishte një gabim i madh” – tha Biden.
Biden tha se Putini i kishte kërkuar garanci për dy çështje: Ukraina nuk do të anëtarësohej kurrë në NATO dhe se armët “strategjike” ose bërthamore nuk do të vendoseshin kurrë në tokën ukrainase.
Gazeta Dita