Kombëtarja kuqezi nderon Arjan Salën para ndeshjes me Anglinë, shikoni fanellat që kanë veshur

28 MARS 2021

Futbollistët e kombëtares shqiptare kanë bërë një gjest shumë të bukur përpara fillimit të ndeshjes kundër Anglisë, e vlefshme për eliminatoret e Botërorit Katar 2022.

Kuqezinjtë kanë dalë në nxehje të veshur me fanella të Arjan Salës, heroit që shpëtoi disa jetë njerëzish në zjarrin që ra në magazinën e një qendre tregtare në Tiranë.

32-vjeçari humbi jetën mes flakëve, teksa në fanellat e lojtarëve të kombëtares kuqezi shkruhet: Heroi i heshtur mes nesh.

Kombetarja nderon Arian Salen

Gazeta Shqip