Komedia “Fluturimi mbi teatrin e Kosovës” në Teatrin Kombëtar të Kosovës
Prishtinë, 17 Prill, 2015
Komedia antikombëtare e autorit kosovar Jeton Neziraj “Fluturimi mbi teatrin e Kosovës” do të rishfaqet nesër (e premte, 17 prill) në Teatrin Kombëtar të Kosovës.
Kjo komedi është shfaqur me sukses në dhjetra teatro të tjera në Kosovë e në Evropë. Regjinë e saj e ka bërë Blerta Neziraj, kurse luajn aktorët e njohur nga Kosova dhe Maqedonia: Bajrush Mjaku, Adrian Morina, Anisa Ismaili, Adrian Aziri dhe Ernest Malazogu.
“Fluturimi mbi teatrin e Kosovës” është një komedi politike mbi njërën nga ngjarjet më të rëndësishme globale të këtij shekulli – lindjen e shtetit të Kosovës. Shfaqja flet për Kosovën e re që, e lodhur dhe e rrënuar nga lufta, varfëria, korrupsioni e tutelat e pafundme të misioneve ndërkombëtare, përpiqet ta gjejë rrugën e vet drejt të ardhmes… Shfaqja është e mbushur me ironi dhe humor, që sillet rreth një interpretimi orkestral që duhej të shënonte pavarësinë e Kosovës. Në këtë interpretim, ndikimi i politikës në art dhe glorifikimi i qeverisë vinë në një format ironik, me aktorë që vazhdimisht luajnë me idenë e shtetit dhe politikës së Kosovës, që vjen me fjalë të thata, por që pretendon shumë.
Muzikantë në shfaqje janë Susanna Tognella (violinë) dhe Gabriele Marangoni (harmonikë), koreografia: Arthur Kuggeleyn, kompozitor: Gabriele Marangoni, skenografia dhe kostumet: Susanne Maier-Staufen, realizimi i skenografisë: Kërste S. Xhidrov, asistente e kostumografisë: Leonora Mehmeti.