15 Maji 2023

Procesi i sotëm zgjedhor është shoqëruar me problematika të shumta, që nga dështimi i KQZ për të garantuar identifikimin elektronik te votimi familjar, fotografimi i votës e deri te grupet e personave të paautorizuar që bëjnë presion ndaj qytetarëve jashtë qendrave të votimit.

Ndërkohë, denoncime të shumta ka pasur për votime në emër të personave që nuk paraqiten vetë fizikisht, duke përdorur kartat e identitetit të marra prejpersonave të tjerë.

Por, një video e publikuar së fundmi në media tregon një klartë  identiteti që ka afat skadence 50 vite.

Kjo kartë identiteti e lëshuar në vitin 2021 është zbuluar gjatë verifikimit të dokumenteve nga komisionerët dhe afatin e skadencën e ka deri në vitin 2071.

Pra ndryshe nga kartat e zakonshme me afat 10 vjeçar, këtij qytetari me emrin Zarif Brami nga fshati Kostren i Beratit, karta i vlen për 50 vite.