Komisioneri për Zgjerimin flet në Kuvend: – Mbani fokusin. Reforma Zgjedhore kusht për negociatat.

7 tetor  2020.

Komisioneri europian për Zgjerimin, Oliver Varhelyi, nga foltorja e Kuvendit, i është drejtuar shqiptarëve, ndërsa tha se e ardhmja e të gjithë Rajonit të Ballkanit Perëndimor është në BE.

Ai u shpreh se BE ka qenë dhe do të vijojë të jetë e angazhuar në Ballkanin Perëndimor.

Ai theksoi se me paketën ekonomike të investimeve, synohet të mobilizohen 9 miliard dollarë me anën e granteve, për të cilat theksoi se do të fuqizojnë më tej ekonominë e Rajonit.

“Ne do tju qëndrojmë pranë, jemi me ju dhe po punojmë që ju të bëheni shtete anëtare. Ballkani Perëndimor ka qenë përparësi për këtë mision dhe ndoshta keni parë që ne kemi qenë tërësisht të angazhuar për të treguar rezultate dhe e theksojmë këtë angazhim të Unionmiit dhe  e ardhmja e Ballkanit është në BE.

Kemi marrë disa masa dhe e kemi kaluar ngërçin që kishim në Këshill për hapjen e negociatave. Puna jonë ka vazhuar në tre drejtime për të rigjallëruar procesin dhe të çelim negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Shpresojmë që të kemi dakordësinë e shteteve për të filluar negociatat përkatëse. Sa i përket ekonomisë, pandemia  e bën atë edhe më sfiduese. Fokusi ynë është për të ndihmuar në rigjenerimin socio-ekonomik të rajonit. Sa më shpejt ta mbyllim këtë hendek, aq më shpejt do kemi mundësi të krijojmë ekonomi të qëndrueshme, ndaj kemi përgatitur planin ekonomik, që do të shërbejë për të promovuar rimëkëmbjen afatgjatë që do ndihmojë edhe në zbatimin  reformave për të ecur drejt BE. Paketa e investimeve është  strukturuar ën disa fusha kyçe. Ne nuk jemi këtu për t’ju treguar cilat janë përparësitë, por për t’ju ndihmuar të gjeni ato përparësi.

Sfidat më të mëdha kanë të bëjnë me transportin, energjinë, mjedisin, fushën dixhitale që kanë potencial madhor për rritjen ekonomike. Do të mobilizojmë 9 miliardë dollarë me anën ë e granteve. Ne e shikojmë rajonin si nj Rajon që ka potencialin që të tërheqë kompani tonat që po shohin se si mund të shkurtojnë zinxhirët e vlerës”, tha ai.

Komisionieri Evropian për Zgjerimin dhe Fqinjësinë në BE, Oliver Varhelyi foli për progres raportin e Shqipërisë.

“Autoritetet demonstrojnë angazhim. Vendi juaj ka bërë përparim dhe është pranë përmbushjes të të gjitha kushteve. Vlerësoj Vettingun dhe operacionin tonë të monitorimit. Po ashtu janë hapur edhe proceset për vendet vakante në GJL dhe GJK. Po ashtu ka pasur ecuri në zbatimin e ligjit, kemi parë operacione ndërkombëtare. Kam pritur pozitivisht marrëveshjen e 5 qershorit. Rekomandoj palët që të mbajnë fokusin. Reforma Zgjedhore është kusht për mbledhjen ndërqeveritare. Të nderuar deputetë vijimsia e këtyre reformave është e rëndësishme. Të gjitha institucionet duhet të punojnë që Shqipëria të ecë drejt BE. Shqipëria ka kaluar një periudhë të vështirë, tërmeti dhe COVID. Ne iu kemi qëndruar pranë dhe vazhdojmë që të qëndrojmë pranë jush. Edhe ju i çuar personel mjekësor vendeve të BE. Të nderuar deputetë jemi në një moment kyç. Shqipëria gjendet më pranë se kurrë BE-së. Le ta marrim atë hap tjetër për të ardhmen e Shqipërisë.”

j.l./ dita