![](https://i0.wp.com/www.shqiperia.com/blog/wp-content/uploads/2023/01/20191114_EP-094320A_VVD_928_RESIZED_S-2.jpg?fit=639%2C426&ssl=1)
Komisioneri Varhelyi: KE ka anuluar grantin për Portin e Durrësit. – Prokurimet apo koncesionet, të ngrihen mbi parimet e garës e transparencës
![](https://i0.wp.com/www.shqiperia.com/blog/wp-content/uploads/2023/01/20191114_EP-094320A_VVD_928_RESIZED_S-2.jpg?resize=558%2C372&ssl=1)
Hearing of Oliver VÁRHELYI , Commissioner-designate, Neigbourhood and Enlargement – Arrival – Opening statement – Q&A session
27 Janar 2023
Komisioneri Várhelyi i përgjigjet me një letër deputetit të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj në lidhje me Portin e Durrësit dhe Durrës Marina Bay and Yacht që do të ndërtohet nga kompania “Symphonie real” me një vlerë prej 2 mld euro.
Komisioneri i Zgjerimit, Várhelyi, ka pohuar shqetësimin që Komisioni Europian ka në lidhje me zbatimin e MSA dhe standarteve të Bashkimit Europian.
Në letër theksohet se “kur vjen fjala tek marrëveshjnet ndërshtetërore me vendet e treta, pozicioni i BE është i qartë dhe ka qenë përherë i tillë, përfshirë edhe në Këshillin e Fundit të Stabilizim Asoocimit që u mbajt në Mars 2021 mes Shqipërisë dhe BE.”
Letra thekson se të gjitha prokurimet apo koncesionet, përfshirë dhe marrëveshjet mes shteteve apo palëve të treta duhet të ngrihen mbi parimet e transparencës, garës, trajtimit të barabartë dhe jo diskriminimit.
Më tej Komisioneri Várhelyi argumenton se Komisioni është në konsultime të vazhdueshme me qeverinë shqiptare.
Ai thekson se Komisioni Europian ka anuluar grantin e mbetur nga ËBIF (Fondet Ndërkombëtare për Ballkanin Perëndimor) në lidhje me Portin e Durrësit.
Kujtojmë se Alibeaj, iu drejtua me një letër të hapur komisionierit të zgjerimit Várhelyi në lidhje me mungesën e garës për ndërtimin e të ashtuquajturës “Durrës Marina Yacht Project”.
Gazeta Panorama