Komisioni Europian pezullon fondet për bujqësinë, ja lëvizja urgjente e Ramës
19 Korrik 2023
Vendimi i BE për të ndërprerë fondet e bujqësisë për Shqipërinë vjen pas një hetimi të OLAF, Zyra Antikorrupsion e Bashkimit Europian.
Kryeministri Rama ka kërkuar menjëherë mbledhje urgjente pas skandalit per korrupsion, ku Komisioni Europian pezullon fondet për bujqësinë.
-Skandal pas skandali për qeverinë e kryeministrit Edi Rama.Komisioni Europian ka pezulluar grantet për bujqësinë shqiptare nga programi IPARD III, për shkak të korrupsionit dhe mos respektimit të procedurave ligjore nga AZHBR në shpërndarjen e tyre.
Vendimi i BE për të ndërprerë fondet e bujqësisë për Shqipërinë vjen pas një hetimi të OLAF, Zyra Antikorrupsion e Bashkimit Europian. Hetimi i nisur dy vjet e gjysmë më parë, ka zbuluar se se autoritetet shqiptare, përkatësisht AZHBR, nuk kanë respektuar procedurat ligjore në shpërndarjen e granteve për fermerët duke bërë që një pjesë e madhe e fondeve të vidhen.
Delegacioni i Bashkimit Europian tha se OLAF, ka identifikuar disa raste kur paratë janë dhënë për investime fantazmë, të cilat nuk ekzistojnë fare.
Letra nga Drejtoria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural të Komisionit Europian i ka mbërritur disa institucioneve duke përfshirë Ministrinë e Bujqësisë, atë të Financave, AZHBR-në, Agjencinë Shtetërore të Programin Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës të Ilir Beqjas.
Por edhe kryeministrit Edi Rama. Ky i fundit ka kërkuar menjëherë mbledhje urgjente, por nuk ka asnjë njoftim për të mësuar se çfarë ka ndodhur.