Komisioni Hetimor në Shëndetësi/ Opozita kërkoi që Milva Ekonomi të mos marrë pjesë në dy seanca për shkak të konfliktit të interesit, rrëzohet me votat e PS
13 Qershor 2024
Me votat e mazhorancës është rrëzuar kërkesa e opozitës që në Komisionin Hetimor për koncesionet në Shëndetësi të mos marrë pjesë në dy seanca, anëtarja socialiste Milva Ekonomi për shkak të konfliktit të interesit.
Kjo kërkesë është shoqëruar me debate dhe është rrëzuar me votat e Partisë Socialiste.
Pjesë nga diskutimet para votimit:
Zhupa: Kërkesa ime është që Milva Ekonomi të mos marrë pjesë në këto dy mbledhje.
Vokshi: Jam e detyruar ta hap procedurën. Zoti Nreca do vijojmë me procedurë, apo të vijojmë me dëshmitarët?
Ndreca: Ne nuk kemi asnjë dëshirë të merremi me këtë histori procedurale. Ajo që kërkon zonja Zhupa është jashtë kapacitetit tonë si komision. Nuk e vendosim ne, por seanca plenare se kush është në komision dhe sesa qëndron. Nuk ka autoritet komisioni të përjashtojë asnjë nga anëtarët e tij. Qëndrimin e Ekonomit e morët, me votë ne vendosim dot për anëtarët.
Vokshi: Zoti Ndreca, kam një propozim për ta hedhur në votim. votojeni kundër dhe ecim me rendin e ditës. Atëherë më duhet të hedh në votë propozimin e fundit, që për shkak të konfliktit të intgeresit, Ekonomi të mos jetë pjesë në të paktën këto dy seanca.
(Mazhoranca kundërshton të votojë)
Vokshi: Vazhdoni, çojeni në Komisionin e procedurave. Ne gjykaojmë që ka konflikt interesin, dhe mund të prishë dhe dëshminë. Jeni pro apo kundër?
Metaj: Nuk është procedurë e saktë, nuk e kemi ne këtë tagër. S’ka votim, është nul votimi. Si mund të gjykosh ti që unë nuk duhet të marr pjesë.
Voshi: Ju na trembët, ju trembi me votë. Votoni kundër, mbajeni Mila Ekonomin, sot është deputete hetuese, nesër dëshmitare. Jeni pro apo kundër?