Komisioni i posaçëm anti-korrupsion, Gazmend Bardhi merr vendimin
29 Maji 2024
Kreu i Grupit Parlamentar të Rithemelimit Gazment Bardhi u shpreh se PD nuk do të votojë krijimin e komisionit të Posaçëm anti-korrupsion.
Bardhi është shprehur se nuk ka patur konsultime dhe nuk mund të luftohet korrupsioni nga një qeverie e cila pushteti i saj buron nga vetë korrupsioni.
Kjo është qeveria më e korruptuar që ka pasur Shqipëria, që ka rajoni dhe Europa. Këto ishin diskutimet mes PD.
Ndërkohë që ishim në mbledhje, pasi ka një teatër nga ana e PS, pasi bëmë publik se ka një projekt vendi madhe nuk e dimë objektin pasi ai është vetëm në kokën e Ramës dhe gjatë kohës që ishin në mbledhje kryetarja e kuvendit kërkonte një mbledhje me kryetari e grupit parlamentar të PD dhe të atyre që përfaqësojnë opozitën.
Një kryetar kuvendi serioz nuk mund të fusin në rend dite një komision pa u konsultuar me opozitën, këta kanë dalë zbuluar me talljen që po bëhen me këtë çështje dhe ne me seriozitetin maksimal do ti përkushtohemi shtetit ligjor, mirëqeverisjes dhe korrupsionit. Pa zgjedhje të lira dhe të ndershme nuk mund të luftojmë korrupsionin, dhe nëse e kanë seriozisht ta nisin nga lufta kundër korrupsionit zgjedhor.