“Komisioni i Venecias s’është për të gjykuar sigurinë kombëtare në vend”- Lefter Maliqi zbulon detaje: Çfarë do ndodhte nëse Meta nuk do anulonte 30 qershorin. –
“Komisioni i Venecias s’është për të gjykuar sigurinë kombëtare në vend”- Lefter Maliqi zbulon detaje: Çfarë do ndodhte nëse Meta nuk do anulonte 30 qershorin
30 shtator 2019
Deputeti i Kuvendit të Republikës, Lefter Maliqi u ndal te zhvillimet e fundit politike në vend, ndërsa foli edhe për raportin e Komisionit të Venecias. Ai tha se ky institucion nuk mund të gjykojë pjesën e sigurisë kombëtare në vendin tonë.
Sipas Maliqit, debati i krijuar mes Institucionit të Presidentit të Republikës dhe Kryeministrisë mbi 30 qershorin i ngjan më tepër një dyluftimi mes “gjelash”.
Deputeti Maliqi i ftuar në “Real Story” në News 24, theksoi se nëse meta nuk do shtynte datën e zgjedhjeve të 30 qershorit, vendi rrezikonte të shkonte drejt përplasjes fizikle dhe verbale nga jugu në veri.
“Sa i takon veprimeve të Presidentit të Republikës, unë po e nis me gjykimin në thonjëza për deklaratën e tij në Komisionit Hetimor, kam thënë se është një show. Ky është një show për të mbuluar zgjedhjet e 30 qershorit, për të mbuluar krimin e organizuar.
Unë kam qenë kundër bojkotit të zgjedhjeve lokale, por e vërteta duhet thënë siç duhet. Komisioni i Venecias nuk është për të gjykuar sigurinë kombëtare në vend. Jemi në dijeni të këtij informacioni. Presidenti kur anuloi datën e zgjedhjeve disa ditë i bëri thirrje maxhorancës për të shtyrë datën e zgjedhjeve. Nëse nuk do ndodhte shtyrja e zgjedhjeve do të kishe konflikte verbale dhe fizike nga jugu në veri.
Unë dua tu them diçka të vërtetë: Jemi në një krizë të madhe politike dhe ekonomike në vend. Kemi trafiqe ku kapen persona me oriz. Ne skemi Gjykatë të lartë dhe as Gjykatë Kushtetuese. Gjykata e Lartë i ka me mijëra dosje. Ata janë në luftë gjelash mes tyre, sepse e njohim mirë për njërin tjetrin. Kjo është një zhurmë e madhe dhe vendi ka nevojë për deputetë që zgjidhen nga Kuvendi. Kemi deputetë që nuk dinë të lexojnë. Unë them se Meta është vetë i zoti për të dhënë deklaratën e duhur”-theksoi ai.
Gazeta Panorama