21 Prill 2025

Nga: Gazeta Dita

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka reaguar në lidhje me pezullimin e dërgesave nga kompania DHL Express për në SHBA.

Kjo kompani ka marrë përsipër dhe dërgimin e kutive me fletet e votimit për diasporën shqiptare kudo në botë, përfshi dhe në SHBA. KQZ sqaron se vendimi i kësaj kompanie, nuk ka ndikim te zarfet me fletet e votimit, për shkak se këto nuk kanë vlerë doganore.

Sqarimi i KQZ-së:

Ne pergjigje te kerkeses per informacion te ardhur, ju bejme me dije se dergesat me permbajtje flete votimi jane dokumente dhe nuk kane vlere doganore. Cdo mase e perkohshme qe mund te jete marre ne lidhje me ndryshimin e tarifave dhe ndryshimin e veprimeve doganore per mallrat me vlere te larte qe kerkohet nuk kane lidhje me dokumentet. Ne kete kuptim, shqetesimi i ngritur nga ana juaj, nuk ka ndikim/lidhje me dergesat e dokumentcionit zgjedhor qe eshtenisur nga KQZ drejt zgjedhesve.

Kompania DHL Express ka pezulluar dërgesat në SHBA me vlerë më shumë se 800 dollarë për shkak regjimit të ri tarifor të Donald Trump. BBC shkruan se gjigandi i dërgesave tha se do të ndalojë përkohësisht dërgesat nga kompanitë në të gjitha vendet për konsumatorët amerikanë të hënën deri në një njoftimin të dytë.  Më parë, paketat me vlerë deri në 2,500 dollarë mund të hynin në SHBA me dokumente minimale, por për shkak të kontrolleve më të forta doganore që hynë në fuqi së bashku me tarifat e Trump në fillim të këtij muaji, pragu është ulur.

Kompania tha se do të vazhdojë të dorëzojë paketa me vlerë më pak se 800 dollarë, të cilat mund të dërgohen në SHBA me kontrolle minimale. / Dosja.al