Kompleksi i Teqes Arabati Baba, Tetove. Monument. –
Në vitin 1538, Sersem Ali Dede filloj të ndërtoj kompleksin e teqes, e cila zgjati deri në vitin 1548. Kjo godinë (faltore Bektashiane) më vonë u emërtua në Teqe Harabati, që don të thotë godinë shenjtërie ose Tempull.Me rikëmbjen e këtij kompleksi të teqesë, aty filluan të lulëzojnë veprimtari të ndyshme, krijimtari në shumë sfera, ku njëkohësishtë bëhet zgjerimi i kompleksit me ndërtime të shumë objekteve të tjera, si seli e njohur e kultit Islam Bektashian, gjithashtu të shërbejë edhe si qendër reprezentative në sferën fetare edhe në atë kulturore, arsimore e të tjera.
Kompleksi i objekteve është karakteristike për shkak se objektet e ndërtuara janë integruar në një tërësi unike harmonizuese. Në objektet e Kompleksit Harabati Baba u bënë shumë zbukurime të llojllojshme, stolira, ornomente, relieve, vitrina, qoshqe strehe e tjara, duke i dhënë një pamje orientale arkitekturës së këtij kompleksi. Godinat, përpos zbukurimeve të shumta janë të pasuruara edhe me më shumë mbishkrime të përmbajtjeve të ndryshme. Forma arkitektonike e çdo objekti paraqet diçka të veçantë nga të dhënat e një vepre të caktuar, dhe me veçoritë e veta kanë ardhur në shprehje edhe kulmet e godinave, shtyllat, oxhaqet, renditja e objekteve, koloriti i pasur i fasadave, harmonia në komponimin e detajeve dhe shumë cilësi të tjera të vlerave kulturore.
Në oborret e këtij kompleksi shtrihen në pafund edhe peisazhet e gjelbërimeve të pasura të barit të luleve të ndryshme, me koloritin e pasur të trëndafileve, karanfileve, vlollcave, aroma e të cilëve përzihet me ajrin e freskët të rrëzave të Sharit. E gjithë kjo mundësoi që ky kompleks me stilin oriental të ndërtimit të bëhet i veçantë dhe i dalluar në këto anë e më gjërë në Ballkan.
Situacioni i kompleksit të Teqes Harabati Baba Konaku kryesor, Biblioteka e teqes, Shtëpia dimrore (kësh evi), Fura dhe kuzhina e teqes, |