Komunistët “ringjallin” Enverin, përkujtojnë çlirimin e Tiranës
Komunistët “ringjallin” Enverin, përkujtojnë çlirimin e Tiranës
17 NËNTOR 2021
TIRANË – Shqipëria përkujton sot 17 Nëntorin 1944, Ditën e fitores së brigadave partizane dhe popullit të Tiranës për Çlirimin e kryeqytetit nga pushtuesit nazifashistë.
Ashtu si edhe vitet e tjera, mbështetësit e Enver Hoxhës kanë dalë këtë të mërkurë në rrugët e kryeqytetit.
Siç mund ta shihni edhe në pamjet e siguruara nga Gazeta SHQIP, nostalgjikët e komunizmit mbajnë nën duar parrulla të diktatorit Enver Hoxha.
“Lavdi Enver Hoxhës, themeluesit dhe udhëheqësit të PSSH dhe arkitektit të socializmit”, shkruhet në parrullën kryesore të tyre.
77 vjet më parë, në 17 Nëntor të 1944, Tirana u çlirua nga ushtria gjermane në Luftën e Dytë Botërore.
Trupat e brigadës së parë sulmuese të udhëhequra nga Mehmet Shehu, çliruan kryeqytetin nga pushtuesit nazistë, pas 19 ditë luftime të ashpra.
Gazeta SHQIP