Koncesionet në Shëndetësi: – Ish-ministri Ilir Beqaj në SPAK
Ish-ministri i shëndetësisë, Ilir Beqaj është paraqitur ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, SPAK.
Ish-ministri Beqja është thirrur në SPAK lidhur me koncesionin e sterilizimit, hemodializës dhe kontrollit të detyrueshëm shëndetësor (check-up).
Që të tre këto koncesione janë kontestuar në publik për shkak se janë fituar në mënyra të parregullta dhe misterioze, por situatën e ka marrë në dorë Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion.
Ishte Nisma “Thurje” që ngriti një pasi ndaj ish-ministrit Beqaj dhe 11 zyrtarëve të tjerë të ministrisë së Shëndetësisë.
Pritet që SPAK të marrë në pyetje të gjithë zyrtarët e akuzuar për këtë çështje, ku në krye qëndron ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj.
Nga OraNews