“Koncesioni 400 mln euro për inceneratorët”- Tabaku i nxjerr videon Ramës: – Frikacak, gënjeve edhe për dorëheqjen
“Koncesioni 400 mln euro për inceneratorët”- Tabaku i nxjerr videon Ramës: – Frikacak, gënjeve edhe për dorëheqjen
27 gusht 2020
“Nëse janë 400 milionë euro për impiantet e përpunimit dhe trajtimit të mbetjeve, unë jap dorëheqjen”, referuar kësaj deklarate të kryeministrit Edi Rama bërë disa kohë më parë në parlament në një nga debatet me PD, ish-deputetja demokrate Jorida Tabaku e quan atë një frikacak që u shmanget përgjegjësive dhe që sa herë flet, ka një gënjeshtër.
“Përditë nga një gënjeshtër me shpresën se ne dhe shqiptarët do t’i harrojmë apo do t’ia falim paratë e vjedhura. Ta harrojë ai dhe gjithë bashkëpunëtorët e tij”, shkruan ndër të tjera ish-deputetja.
Në videon e publikuar nga Jorida Tabaku, bazohet tek nje investigim i BIRN, ku u faktua me dokumente se totali i kostove shkon në 430 milionë euro per inceneratoret.
Deklarata e plotë:
I vendosur përpara fakteve nga PD për koncesionin 400 mln euro, gënjeshtari mohoi shifrën dhe u betua se, nëse e provonim, atëherë do të dorëhiqej. Përditë nga një gënjeshtër me shpresën se ne dhe shqiptarët do t’i harrojmë apo do t’ia falim paratë e vjedhura. Ta harrojë ai dhe gjithë bashkëpunëtorët e tij.
Dëgjojeni dhe shiheni edhe një herë si është zotuar dhe mos harroni që sa herë që flet ka një gënjeshtër. Fshihet pas të tjerëve kur vjen fjala tek përgjegjësia, frikacaku që i shmanget përgjegjësisë së premtimit të bërë publikisht.
Gazeta Panorama