Koncesioni i Portit të Durrësit. Pisonero: – a eshte ne pajtueshmërinë me Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit
Koncesioni i Portit të Durrësit. Pisonero: – a eshte ne pajtueshmërinë me Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit
– 04/03/21
Zëdhënësja e Komisionit Europian Ana Pisonero, në një reagim për Syri Televizion ka deklaruar se unioni i ka kërkuar qeverisë Rama, më tepër informacione nëse ky koncesion është në përputhje me marrëveshjen e Stabilizim Asociimit.
Marrëveshja e Kryeministrit Rama me kompaninë arabe Emar për dhënien me koncension të Portit të Durrësit po ndiqet me vëmëndje nga Bashkimi Europian.
“BE është në dijeni të marrëveshjes së përfunduar në nëntor të vitit të kaluar midis Shqipërisë dhe Emirateve të Bashkuara Arabe, e cila përfshin një rizhvillim të madh të portit të Durrësit.
BE u ka kërkuar autoriteteve shqiptare të japin sqarime në mënyrë që të vlerësojnë pajtueshmërinë me Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit midis BE dhe Shqipërisë.”-tha Ana Pisonero.
Ndërkohë, dy ditë më parë, Edi Rama e mohoi para medias që kjo çështje të jetë diskutuar gjatë vizitës së tij në Bruksel.
Gazeta Mapo