Koncesioni për Butrintin, Gjykata Kushtetuese pranon kërkesën e Ina Zhupës: – Qeveria duhet të bëjë publike komunikimet me UNESCO-n
11 Korrik 2023
Qeveria shqiptare duhet të bëjë publike komunikimet me UNESCO-n gjatë kryerjes së procedurave për dhënien me koncesion të Parkut të Butrintit.
Kjo është e vetmja kërkesë e deputetes demokrate Ina Zhupa që u pranua në seancën e zhvilluar ditën e sotme në Gjykatën Kushtetuese.
Seanca e re në Kushtetuese në lidhje me këtë çështje do të caktohet pas datës 25 korrik.
Zhupa pretendon se qeveria ka mashtruar UNESCO-n gjatë komunikimeve për Parkun e Butrintit.