Konfliktet në Ukrainë ndikojnë tek gruri. Shqetësimet e ndërprerjes së furnizimeve rrisin ndjeshëm çmimin në bursë

14 Shkurt 2022

Konfliktet në Ukrainë ndikojnë tek gruri, shqetësimet e ndërprerjes së furnizimeve rrisin ndjeshëm çmimin në bursë

Çmimi i grurit është rritur prej tensioneve të fundit në Ukrainë, që ngritën shqetësimet mbi perspektivën e dërgesave të drithrave në Europën Lindore.

Kontrata e grurit në bursën e Çikagos, u rrit me 4.4%, ndërsa kontratat që ndjekin çmimin e misrit dhe sojës, janë rritur gjithashtu në bursë, ndërkohë që inteligjenca amerikane sinjalizoi se Rusia mund të sulmojë Ukrainën përpara se të përfundojnë lojërat Olimpike të Dimrit në javën e ardhshme. Moska nga ana tjetër, ka mohuar planet për sulm.

Ukraina dhe Rusia janë kampionë botëror të industrisë së grurit dhe furnizojnë mbi 25% të nevojave në botë të drithrave. Vendet luajnë gjithashtu një rol të rëndësishëm në botë në dërgesat e vajit të misrit dhe lulediellit. Konflikti i tejzgjatur në rajon mund të mbajë të fryra çmimet e këtyre lëndëve të para, duke të rrisë çmimet e ushqimit, që ndodhen që tani në nivelet më të larta në 1 dekadë.

Kontrata referencë në bursën e Çikagos, për dërgesë në muajin Maj, u rrit me normën më të madhe në 4 muaj, përpara se ta mbyllte tregtinë në rritje me 3.2% në 8.04 dolarë për shinik. Çmimet tek drithërat, farat vajore dhe tregjet e buta janë rritur të gjitha në kohët e fundit, prej problemeve në anën e ofertës, ç’ka sinjalizon se inflacioni ushqimor që ka goditur konsumatorët në të gjithë botën, pritet të vazhdojë.

Gazeta Dita