Kongresi amerikan certifikon Joe Biden si President të SHBA-ve

7 janar  2021

Kongresi amerikan ka certifikuar demokratin Joe Biden si President të SHBA-së. Ai është Presidenti i 46-të i SHBA-së.

Me 3 votat e marra nga shteti i Vermont, Joe Biden dhe Kamala Harris fituan votat e mundshme për të marrë presidencën.

Duket se gjithë protesta e djeshme e dhunshme që shkaktoi plot 4 viktima, 14 efektivë të plagosur dhe 52 të arrestuar nga mbështetësit e Trump vetëm sa shtyu me disa orë verdiktin final.

Madje demokratët e Biden tashmë për herë të parë nga 2009 do të kenë në dorë Senatin, Kongresin dhe Presidentin në Shtëpinë e Bardhë.

Gjithsesi Trump dje deklaroi se nuk do ta pranojë rezultatin e zgjedhjeve pasi ato u manipuluan dhe vodhën.

o.j/dita