21 Dhjetor 2024

Policia ka reaguar në lidhje me konfliktin e dhunshëm me shkopin mes të rinjëve mbrëmjen e djeshme në Konispot.

Autoritetet bëjnë me dije se ka nisur procedimi penal në gjendje të lirë për 6 të rinj të moshës 16-22 vjeç të përfshirë në konflikt, teksa ka nisur puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Sipas policisë, nga përdorimi i shkopinjëve dhe sendeve të forta, të rinjtë kanë pësuar edhe dëmtime fizike.

“Stacioni i Policisë Konispol ka referuar materialet në Prokurori dhe ka nisur procedimin penal për shtetasit, F. P., 22 vjeç, A. S., 19 vjeç, L. I., 18 vjeç, N. D., 18 vjeç, F. S., 18 vjeç, dhe një 16-vjeçar, banues të gjashtë në Konispol, pasi mbrëmjen e djeshme, dyshohen se gjatë një konflikti për motive të dobëta, në Konispol, janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin, duke përdorur dhe shkopinj, ku si pasojë kanë pësuar dhe dëmtime fizike. Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme”, njofton Policia.

Burime bëjnë me dije se nje 19-vjeçar dhe nje 22-vjeçar jane plagosur më rëndë, pasi kanë pasur të çara 3-4 cm në kokë.