KONSTANDIN IEROMONAKU

KONSTANDIN IEROMONAKU, i quajturi Koste Berati- Murg orthodoks, prift e mësues në shkollën fetare dhe punonjës në bibliotekën e Mitropolisë së Kalasë së Beratit në gjysmën e dytë të shek. XVIII.

Puna e tij ka rëndësi të veçantë historike, gjuhësore e letrare. Në të pasqyrohen përpjekjet për futjen e shqipes në shërbimet fetare orthodokse. Në veprën e tij proza didaktike fetare shqipe, 88 vargjet e vjershës dhe fjalori greqisht- shqip japin material të bollshëm për të njohur gjuhën shqipe të kohës, sidomos të folurën e Beratit.

* * *

Një ndër paraardhësit e rilindasve shqiptarë i shek XVIII, Kostë Berati, përkthyes, historian, klerik e mësues i përkushtuar dhe i motivuar për ti mësuar fëmijëve dijet dhe të rriturve ungjillin në gjuhën amtare shqipe.

Nga Ajet Nallbani