Konsumatorët vriten në heshtje. –
Alarmante! Pas kësaj nuk do hani më turshi, ja ku prodhohen…
Alarmante, konsumoni turshi? Ja se ku prodhohen. Pasiguria ushqimore në vendin tonë është në situata alarmante.
Çdo ditë publikohen denoncime ndërsa askush nuk përgjigjet për përgjegjësitë e veta.
Instancat përkatëse flejnë gjumë. Konsumatorët vriten në heshtje. Një skandal i rëndë është zbuluar në qytetin e Shkodrës. Vendi ku prodhohen turshitë dhe konservat është skandaloz. Baltë, mbeturina është ambjenti ku ato prodhohen. Një tmerr i vërtetë. Autoriteti Kombëtar i Ushqimit hesht duke bërë shurdhin dhe memecin para këtyre skandaleve.
Siç shihet edhe në foto gjithçka është për të vënë duart në kokë. Kushtet higjeno-sanitare janë jashtë çdo lloj standarti.
Thuhet se ka qenë hetimi tatimor kundra paligjshmërisë sëbashku me AKU-ne kryen kontrolle.
Gjatë kontrollit u zbulua subjekti tregtar me objekt konservimin e produkteve ushqimore. Lind pyetja?
Ku ka qenë AKU më herët për të zbuluar këtë skandal ushqimor? Është e frikshme për te parë se me çfarë ushqehemi ndërsa vritem nga këto produkte të padukshme. Gjate aksionit janë gjetur sasira të prodhuara jashtë çdo standarti higjeno-sanitar.
Vijojnë hetimet dhe shpresojmë që AKU të funksionojë si institucion dhe jo të hesht para skandaleve ushqimore.