Konsumoni arra për shëndetin e mirë të zemrës dhe trupit
Konsumoni arra për shëndetin e mirë të zemrës dhe trupit
Një studim i publikuar në “American College of Nutrition” kishte hulumtuar ndikimin e shtimit të vetëm një grushti me arra (rreth 56 gramë) ushqimit të personave të trashë, në formë të zamrës së lehtë ose si një shtojcë e ushqimit, për shëndetin e zemrës dhe zhvillimin e diabetit.
Rezulton se arrat bëjnë mrekulli të vërtetë për shëndetin tonë!
Studimi përfshiu 46 persona të moshës 30-75 vjeç, të cilët kishin një indeks të masës trupore (BMI) më të madh se 25 kg/m2, dhe diametër beli më të madh se 102 cm për meshkuj dhe 88 cm për femra.
Të gjithë pjesëmarrësit ishin joduhanpirës, por ata e kishin edhe një tjetër faktor rreziku karakteristik për sindromën metabolike – presionin e lartë të gjakut, rezistencën e insulinës apo kolesterolin e ulët HDL.
Sindroma metabolike është e lidhur me zhvillimin e sëmundjeve kardiovaskulare dhe diabetin e tipit 2. Subjektet aplikuan dietë sipas përzgjedhjes së tyre, me ose pa shtimin e arrave.
Pas një periudhe prej tetë javësh rezultatet e studimit treguan se me marrjen e 56 gramëve të arrave në ditë përmirësohet shëndeti kardiovaskular tek pacientët obesë dhe se nuk vjen deri tek rritja e mëtejshme në peshën e trupit.
a.t / dita