Kontrolle në banesat e 3 drejtorëve të Veliajt, mes tyre zyrtarja e investimeve
26 Janar 2024
Detaje të reja kanë dalë nga kontrollet që kanë zhvilluar së fundmi oficerët e Byrosë Kombëtare të Hetimit në Bashkinë e Tiranës, lajm i publikuar nga CNA.
Mësohet se mbrëmë janë kontrolluar tri banesa drejtorësh të kësaj bashkie dhe ditën e sotme janë kontrolluar zyrat e tyre.
Raportohet se mes banesave të kontrolluara është edhe ajo e Ilda Qazimllarit, e cila mban detyrën e drejtoreshës së Investimeve Publike në Bashkinë e Tiranës, raporton “Syri”.
Më herët CNA raportoi se oficerët e BKH-së, me urdhër të prokurorëve të SPAK-ut dhe me një miratim nga Gjykata për Krimin e Korrupsionin, kanë shkuar te zyrat e Bashkisë së Tiranës, pikërisht te Drejtoria e Shërbimeve Mbështetëse, e cila ka pasur në krye të saj, Taulant Tushen.
Burime për CNA bënë me dije se sot oficertët e BKH-së kanë ushtruar kontrolle, jo vetëm në lidhje me çështjen e inceneratorit të Tiranës, por janë disa çështje nën hetim./CNA