Aranita Brahaj

Kontrolli i pasurisë së politikanëve, gazetarja Aranita Brahaj: – Ka një skandal shumë të madh

28 JANAR 2021

Gazetarja e Open Data Albania, Arianita Brahaj ka komentuar kontrollin e pasurive të politikanëve në Shqipëri.

E ftuar në “Opinion”, Aranita Brahaj tha se është detyrë e institucioneve që duhet të bëjnë kontroll të pavarur të pasurisë ndaj politikanëve, por sipas saj, në vendin tonë këto institucione varen nga Kuvendi i Shqipërisë.

Ka një skandal shumë të madh. Në vitin 2018 Shqipëria mori notë pozitive per sa i takon mënyrës se si legjislacioni u rregulluar dhe krijoi më shumë pavarësi se si zgjidhej  ILDKPI. U vendos të merrte vetëm një mandat pa të drejtë te rizgjidhej, u vendos të hynte në fuqi ai sistem i deklarimit online, që publiku të bëj një kontroll në kohë reale.

Progres raporti për integrimin në BE tha, se kjo është një gjë pozitive dhe dha pikë vlerësimi për luftën kundër korrupsionit.

Pas një viti nga grupi parlamentar u vendos përsëri, që kreu ILDKPI, mund të rizgjidhej. Pra, nëse ky njeri zgjidhet dhe rizgjidhet nga deputetët, çfarë investigimi do t’iu bëj deputetëve.” tha Brahaj.

Gazeta Sot