“Kontrollonte në sistemin TIMS hyrje-daljet e…”, deklarata e fortë e gazetarit: Oficerja e Interpolit raportonte te armiqtë e Ervis Martinajt
6 Shtator 2022
Gazetari Flamur Vezaj deklaroi se grupet armike të Ervis Martinajt, kanë investuar shumë financiarisht për kapjen dhe eleminimin e tij.
Në një intervistë për “Euronews Albania”, Vezaj tha se një një oficere e Interpolit kontrollonte sistemin TIMS për lëvizjet hyrje-daljet e Martinajt.
Sipas tij, Martinaj ishte një person shumë i kujdesshëm i cili nuk ekspozohej në vende publikem ku mund të identifikohej apo eleminohej.
“Ervis Martinajn, për më shumë se tre vite nuk e gjenin dot armiqtë e tij, të cilët financiarisht janë shumë të fuqishëm dhe janë disa grupe kriminale. Ai ishte shumë i kujdesshëm për t’u ekspozuar në vende publike apo dhe në vende ku mund të identifikohej apo eleminohej nga grupet armike, të cilat kanë investuar jo pak.
Në Shqipëri, është proceduar një oficere e Interpolit e cila kontrollonte sistemin TIMS për lëvizjet hyrje-daljet e Martinajt për llogari të një grupi kriminal. Ervis Martinaj ishte shumë i kujdesshëm. Unë nuk prirem të besoj që ai më datë 9 gusht ka dalë me shapka, pantallona të shkurtra dhe i pashoqëruar nga askush. Ai mund ta ketë inskenuar për tu shpëtuar armiqve pasi drejtësinë me thënë të drejtën nuk e kishte shumë problem,” theksoi ai.