Korça në një trekëndësh historiko-kulturor.
Korça në një trekëndësh historiko-kulturor.
Korça ka qenë gjithmonë dalluar për kulturën, traditën, historinë dhe qytetarinë e një qyteti gjithnjë e më shumë me standard europiane. E gjithë historia dhe atraksioni i Korçës është brenda një trekëndëshi sitesh që frekuentohet çdo ditë nga qindra turistë. I pari në listë renditet Parku “Rinia”.
I krijuar 60 vite më parë për të qenë mushkëria e Korçës në veriperëndim të qytetit, parku është një destinacion i frekuentuar nga shumë vizitorë dhe banorë të qytetit të të gjitha moshave. Në gjenezën e tij, parku ishte thjesht e tëra një hapsirë e gjelbër, në të cilin gjendeshin dhjetra pemë bredhi në një sipërfaqe prej rreth 45000 metrash katrorë të pajisur me qilima bari dhe stola druri ku mund të shijoje qetësinë. Parku nisi të rrënohej në vitin 1995, ndërsa dy vite më pas nisi prerja e drurëve dhe stolave që cënoi direkt ekzistencën e tij.
Investimi madhor për rehabilitimin e tij i realizuar nga Bashkia e Korçës gjatë viteve të fundit i riktheu këtij parku një fytyrë të re me standarde evropiane, por pa cënuar identietin e tij. Madje si kujtim nga e kaluara, janë ruajtur dy shtyllat e punuara në gur me figurat e luanëve në hyrje të parkut. “Rinia” është pajisur me kënde shplodhjeje, vepra arti, shatërvanë dhe së fundmi i janë shtuar dhe disa shpezë që kanë si habitat terrenet ujore, një atraksion turistik që e bën edhe më të frekuentuar parkun.
Në këtë trekëndësh sites qëndron në vend të dytë, por jo për nga rëndësia, Muzeu i Artit Mesjetar . I përuruar më 24 prill të 1980-ës, ky muze është jo thjesht krenari për historinë e Korçës, por përfaqson një nga qendrat muzeore më të rëndësishme të Shqipërisë e më gjerë. Fondi i tij numëron mbi 7 mijë objekte kulti e arti, ikona ,punime guri, druri, metali e tekstili të krijuara nga mesjeta e hershme deri në fillim të shek. XX . Në Tetor 2016, ky muze iu nënshtrua një rikonstruksioni dhe për të parën herë pas përurimit të tij u bë inventari i monumenteve, që çoi në krijimin e listës kombëtare të monumenteve të kulturës.
Në muze ekspozohen rreth 400 ikona nga të çilat 250 ikona iu prezantuan publikut për të parën herë pas rikonstruksionit. Mënyra e ekspozimit vjen në një frymë bashkëkohore me një rend kronologjik të zhvillimit të mjeshtërisë ikonografike në Shqipëri. Prezantimi i trashëgimisë së Artit Mesjetar të rikthen në gjenezën e mistikes dhe ritualeve të shenjta. Muzeu përbëhët nga disa sektorë të veçante si Salla e Artë, Labirinthi i Zi, Salloni i Kuq, Dhoma e Bardhë, dhe Ballkoni Soditës.
Pazari i Ri është rubini në kurorën e Korçës. Objekt me vlera të rralla kulturore dhe historike, I gjendur në zemër të Korçës ,ka pasur një konstrukt të formuar nga rreth 1000 dyqane dhe hane të shumtë që gjendeshin njëri pas tjetrit si Hani i Elbasanit apo i Manastirit dhe nga ndërtesa dykatëshe me arkitekturë tipike korçare. Në fillimet e tij ka qenë pikëtakim për tregëtarët nga Venecia, Trieste , Turqia etj. Të dy pjesët e pazarit që ndaheshin nga lumi lidheshin me ura të drunjta, ndërsa rruga kryesore që vinte nga qyteti, e kalonte lumin mbi një urë të gurtë me qemerë, sipër së cilës ngrihen dyqane. Pazari është djegur tre herë por është ndërtuar sërish