22 Nentor 2024

OSHEE ka angazhuar 13 grupe pune në terren në qarkun e Korçës për të monitoruar dhe adresuar situatën e furnizimit me energji elektrike pas stuhive që kanë shkaktuar ndërprerje herë pas here.

Zonat malore dhe disa fshatra të fushës së Maliqit dhe Devollit kane pasur nderprerje te energjise.

Ndërprerje ka pasur në Njësitë administrative në Pogradec dhe Vithkuq, por tani energjia është rikthyer.

Burime pranë OSHEE thaneë se ndërprerjet janë mbajtur nën kontroll nga punonjësit e nënstacioneve për të mos pasur situata te renduara.

Grupe të specializuara të OSHEE-së vijojnë të punojnë në terren për të siguruar stabilitetin e rrjetit elektrik në zonat e prekura. Qytetarëve u bëhet thirrje të raportojnë çdo problematikë në numrat e emergjencës së OSHEE-së për ndërhyrje të shpejtë.